Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video, të dielën e 5 shtatorit – ku shihet Tirana nën shoqërinë e vizitorëve të huaj.
“Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë turistike”, shkruan Rama në përshkrimin e video-s.
Duke parë videon, shton kryeministri, Tirana është një destinacion kurioz për të huajt, që me një shëtitje të thjeshtë të dalin të gjithë grupe-grupe para syve.
Në pamjet e publikuara nga profili i Ramës në Facebook, shihen grupime turistësh dhe vizitorësh të huaj që bëjnë fotografi në Sheshin Skënderbej.
Shumica, të organizuar, udhëhiqen nga guida turistike, nën hijen e ndërtesës së Operas dhe Baletit. E mandej, shihen në kënd të Muzeut Kombëtar, çifte që përfitojnë nga momenti për të përjetësuar kujtimet e tyre përmes fotografive, në Tiranë.
Gjatë këtij viti, sezoni turistik pa një dyfishim të shtetasve të huaj që mbërritën në Shqipëri, për të shfrytëzuar atraksionet e saj turistike.
INSTAT
Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT) publikoi gjatë muajit korrik një botim lidhur me lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në gjashtëmujorin e parë, ku ra në sy dyfishimi i hyrjeve të shtetasve të huaj.
Publikimi nxorri në pah se gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj, të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar ishte 604 mijë e 381.
Në krahasim me një vit më parë, kjo shifër është rritur me 3,4 herë.
Shtetasit, të cilët kanë reflektuar rritjen më të lartë të hyrjeve në Shqipëri sipas INSTAT, e mbajnë polakët, me 13,8 herë më shumë.
Qytetarët zviceranë ndjekin me 2,7 herë dhe shihet rënia drastike e ardhjeve nga Greqia me 69,6%. Kjo, edhe për shkak të kufizimeve, që u hoqën më datë 28 qershor.
Qëllimet kryesore të hyrjeve në Shqipëri i plotësojnë motivet e pushimeve, vizitave tek të afërmit apo trajtimet shëndetësore, që njihen si praktika sezonale prej kohësh.
Rritja e vizitorëve shqiptarë, sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), përllogaritet me rreth 13 herë. Ndërkohë ajo e të huajve, me mbi 20 herë.
Në shifra konkrete, vizitorët nga Kosova mbajnë numrin më të lartë të hyrjeve, me mbi 525 mijë në pesë muaj. Ata ndiqen nga maqedonasit, me mbi 166 mijë. Nga Mali i Zi kanë ardhur mbi 123 mijë vizitorë dhe mbi 60 mijë janë italianë.
Nga të gjitha këto vende, numri i vizitorëve drejt Shqipërisë ka shënuar rritje. Rritje kanë edhe vizitorët nga Gjermania, Spanja dhe SHBA-të.
Me një përllogaritje të thjeshtë, numri i vizitorëve të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri, shkon afro 4.2 milionë. Kjo, në pritje të statistikave të gushtit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri