Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz. Ku, biseduan për zhvillimet aktuale politike, menaxhimin e pandemisë së coronavirusit, distribuimin e vaksinave, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për bashkëpunimin bilateral.
Hoti, informoi Kancelarin Kurz, mbi zhvillimet e fundit të Qeverisë në detyrë. Sipas tij, Qeveria, po i kryen të gjitha detyrimet në përputhje me ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e vendit.
Në qendër të bisedimit, ishin përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përsa i përket pandemisë, Hoti, tha se qeveria e tij, ka marrë të gjitha masat, për të minimizuar pasojat që shkakton pandemia. Si në aspektin shëndetësor, ashtu dhe në atë ekonomik e social.
Përsa i përket vaksinës anti-Covid, Kurz, informoi Hotin, se furnizimi me vaksina, do të bëhet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë.
Hoti, bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ku, Kurz vlerësoi punën e mire të Qeverisë Hoti, në përmbushjen e kushteve të vendosura, për liberalizimin e vizave. Në mënyrë, që edhe qytetarët e Kosovës, të lëvizin sa më parë në zonën Schengen.
Hoti, kërkoi nga Kurz, që të konfirmonte marrëveshjen për një kredi të butë për Kosovën. Kurz, e miratoi kërkesën e kryeministrit, për dhënien e huasë, për projekte në furnizimin me ujë dhe rehabilitimin e infrastrukturës së kanaleve të ujërave të zeza.
Të dy, vlerësuan marrëdhëniet bilaterale,duke shprehur gadishmërinë për bashkëpunim më të fortë, në çdo fushë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit