Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inauguruar përfundimin e punimeve në fushën e re sanitare të mbetjeve urbane në Berat.
Numri një i qeverisë shqiptare, të hënën e 19 korrikut, bëri me dije se “ky investim i mundëson Bashkisë Berat depozitimin e mbetjeve me standarde mjedisore evropiane”.
Së bashku me kreun e qeverisë ishte dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Më tej, Rama ka theksuar faktin se më në fund mbyllet plaga gangrenoze dhjetëravjeçare e plehrave të lëna rrugëve “në këtë zonë të bekuar”.
Në përfundim, Kryeministri deklaroi se kjo do t’i paraprijë një investimi më të madh në ndërtimin e fushës sanitare rajonale të mbetjeve. E gjitha kjo do të mbulojë disa bashki.
Landfilli i Beratit
Ky landfill është pjesë e programit të quajtur Rilindja Mjedisore, ku tashmë janë rehabilituar disa qytete, ndërsa në proces janë Durrësi, Vlora dhe, së fundmi, Berati.
Investimi parashikon të japë zgjidhje jo vetëm për Beratin, por edhe për Skraparin, Poliçanin, Kuçovën dhe Urën Vajgurore.
Kryeministri Rama më herët është shprehur se zona do të kthehet në një mjedis të gjelbër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit