Federata Angleze e Futbollit (FA) ka dënuar thirrjet dhe shkrimet raciste ndaj tre lojtarëve të Kombëtares së Anglisë, Marcus Rashford-it, Jadon Sancho-s dhe Buyako Saka-s. Të tre lojtarët u “shigjetuan” nga tifozët pasi humbën penalltitë përballë Italisë, në finalen e Euro 2020.
Rashford-i, Saccho dhe Saka gabuan në penalltitë vendimtare për “Tre Luanët”, çka solli më pas dhe humbjen e trofeut që anglezët e kishin pritur prej shumë e shumë vitesh me radhë.
Menjëherë pas mbarimit të finales, tre lojtarët ranë pre e abuzimeve racore në mediat sociale, por ragimi i FA ishte i shpejtë, duke mbrojutr lojtarët dhe duke dënuar mesazhet “e neveritshme” dërgurar atyre.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët e prekur, ndërsa kërkojmë dënime sa më të ashpra të mundshme për cilindo përgjegjës”, thuhej në deklaratën e FA.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të hequr diskriminimin nga loja, por i lutemi qeverisë të veprojë shpejt dhe të sjellë legjislacionin e duhur, në mënyrë që ky abuzim të ketë pasoja”.
“Kompanitë e mediave sociale duhet të marrin përgjegjësi dhe veprime për të ndaluar abuzuesit nga platofrmat e tyre, të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale dhe të bëjnë platformat e tyre të lira nga ky lloj abuzimi i neveritshëm”, përfundonte deklarata e FA.
Lufta kundër racizmit është tashmë shumë e njohur në futbollin anglez. Në çdo ndeshje që luan Anglia ose skuadrat angleze, përpara fillimit të takimit, lojtarët ulen në gjunjë si shenjë kundër racizmit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Prokuroria i kërkon Policisë arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje
-
Nokauti i frikshëm i Joshua-s, Helenius kishte nevojë për oksigjen
-
25 shkurt 1964 – kur bota njohu kampionin e ri Muhamed Ali
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen