Ish-traineri i Wolverhampton, Nuno Espirito Santo është pretendenti kryesor për t’u bërë traineri i ri i Tottenham Hotspur.
Spurs shkarkoi Jose Mourinho-n më 19 Prill, dhe janë duke kërkuar një zëvendësim sa më të mirë për portugezin.
Bisedimet me ish-trainerin e Romës, Paulo Fonsecan, përfunduan javën e kaluar, ndërsa Gennaro Gattuso gjithashtu nuk është më opsion pas protestavë të tifozëve.
Më parë në qershor, Spurs kishte qenë në bisedime edhe me ish-trainerin e Inter Milan dhe Chelsea, Antonio Conte, ndërsa gjithashtu u përpoq të bindë ish-menaxherin e tyre Mauricio Pochettino të linte rolin e tij në Paris St-Germain.
47 vjeçari, Nuno, u largua nga Wolves në maj pas katër vitesh.
Ai fitoi titullin në kategorinë e dytë në futbollin anglez në sezonin e tij të parë dhe pastaj Wolves përfunduan të shtatit në Premier League në dy sezonet në vijim para se të mbaronin në pozitën e 13-të sezonin e kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit