Janë hapur aplikimet në portalin “mësues për Shqipërinë”, për të gjithë kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e mësuesisë në arsimin parauniversitar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), e cila thërret të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit, të regjistrohen në portalin mesuespershqiperine.al, deri në datën 25.06.2021.
Nga këto kandidatë kërkohet, të ngarkohen në platformën e aplikimit online, dokumentet e nevojshme për konkurrim, si dhe një kopje të dokumentacionit ta dërgojë nëpërmjet shërbimit postar në DPAP-në ku ka qendrën e banimit.
Si lindi platforma mesuespershqiperine.al?
Mësues për Shqipërinë është portali nëpërmjet të cilit mësuesit do të aplikojnë për vendet e punës si mësues.
Ka qenë ish-ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, e cila në vitin 2018, prezantoi platformën “Mësues për Shqipërinë”.
Sipas njoftimit të vetë ish-ministres, ky projekt u hartua që në 2014-n dhe mori jetë në 2018-ën.Në po këtë vit, projekti ‘Mësues për Shqipërinë’ u shndërrua në ligj.
I krijuar me qëllim “për t’i dhënë fund kohës së mikut dhe e ndërhyrjeve nga politika në emërimin e mësuesve”.
Përmes këtij portal, shtoi atëherë Nikolla, do të ketë më shumë transparencë, efikasitet dhe vetë menaxhim të të dhënave për çdo mësues që do të konkurrojë për t’u punësuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri