Anemia është problem shëndetësor që ka të bëjë me një numër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose me sasi të ulët të hemoglobinës, e cila është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.
Anemia më së shpeshti shkaktohet nga mungesa e hekurit.
Por, cilat janë llojet e anemisë, si shkaktohet ajo dhe çfarë duhet të hamë për trajtimin e saj?
Numri i të sëmurëve me anemi të trashëguar ose hemoglobinopatia është i lartë, por këta pacientë trajtohen në qendra të specializuara, zbulimi i bartësve është shumë i rëndësishëm, sepse me këtë mund të parandalojmë lindjen e të sëmurëve.
Janë disa problemet që ndikojnë në shfaqjen e anemisë.
Anemia e mungesës së hekurit është më e shfaqur te meshkujt në moshën e tretë. Kjo anemi shkaktohet si pasojë e humbjes kronike të gjakut.
Te fëmijët dhe gratë, anemia mund të rezultojë si pasojë e marrjes së pamjaftueshme të hekurit nga dieta, humbje të gjakut, prodhim i ulët i rruazave të kuqe ose shtatzëni te shpeshta afër e afër.
Sipas doktoreshës Matina Çobo, disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për të rritur nivelin e hekurit në organizëm janë: spinaqi, thjerrëzat, mushkëritë, farat e kungullit dhe çokollata e zezë.
“Spinaqi është një nga burimet më të pasura natyrore të hekurit. Përveç hekurit, kjo bimë është e pasur edhe me vitaminë A dhe E, kalcium, fibra dhe proteina”, thotë ajo në emisionin “Doktori në familje”.
Tutje doktoresha tregon se thjerrëzat janë burim i shkëlqyeshëm i hekurit.
“Thjerrëzat ndihmojnë edhe në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Mund ta përdorni në sallata të ndryshme ose ta përgatitni si supë”.
Mushkëritë e kafshëve (pulës, lopës), përveç asaj që janë të pasura me hekur, ato janë të pasura edhe me vitaminat A, D, E dhe C, me proteina, si dhe bakër dhe zink.
Një ushqim tjetër janë farat e kungullit, që siç thotë Çobo “janë ideale për trupin tuaj sepse i ofrojnë mineralet e nevojshme. Përveç hekurit, ato janë të pasura me mangan, magnez, fosfor dhe zink”.
“Çokollata e zezë është e pasur me mangan, magnez, selen, bakër dhe hekur. Prandaj, nëse keni mungesë të hekurit, konsumoni pak çokollatë të zezë 3-4 herë brenda javës”.
Janë disa llojet të anemisë.
Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga mungesa e hekurit. Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.
Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga mungesa e vitaminave. Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik. Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazave të kuqe. Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.
Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë. Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara. Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Vdekjet në SHBA nga mbidoza e drogës u ulën në vitin 2023 për herë të parë në pesë vjet
-
Shtimi i superbaktereve rezistente ndaj ilaçeve mund ta bëjë pandeminë të duket ‘e vogël’
-
Kelly Clarkson zbulon mënyrën se si i eliminoi kilogramët e tepërt
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit