Shqipëria

30 shtetas të arrestuar dhe proceduar në 24 orët e fundit, Balla pret ‘rezultate më të mira’


Taulant Balla, ministër i Brendshëm, ka reaguar lidhur me operacionin “Sundimi i ligjit” dhe “Tempullin”.

Ai pret rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Balla ka shkruar në mediat sociale se në 24 or[t e fundit janë arrestuar dhe proceduar 30 shtetas në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Elbasan.

Po ashtu janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një sasi kokainë, 3 armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

“Pres rezultate më të mira kryesisht në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të zbardhjes së atyre të ndodhura më parë, të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore