Lajme

29 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar 29 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 810 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar gjithsejtë 36 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 538 persona.

Ndërkaq, 820 mijë e 842 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Me dozën e tretë përforcuese janë vaksinuar 100 mijë e 387 persona.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore