Kosova

15 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 15 raste pozitiv me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 236 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shëruar asnjë person.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 67.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 71 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 314, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 493.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore