Lajme

110 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se janë regjistruar 110 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 344 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 2 mijë e 116.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është vaksinuar asnjë person.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 606, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 872.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore