Lajme

Zyrtarisht marrin mandatin, katër kryetar komunash


Ilustrim.

Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë më 14 tetor, kryetarët e komunave kanë filluar procesin për marrjen e detyrës së udhëheqjes së komunave në të cilat kanë dalur fitues.

Në një seancë solemne të mbajtur në Mitrovicë, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kretari Hamza ka shprehur falënderimin për qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

Bedri Hamza në komunën e Mitrovicës.

Edhe në Lipjan, detyrën e ka marrë kryetari i ri Imri Ahmeti këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Lipjani është “shtëpi e madhe”.

“Është synim i përhershëm i yni, prandaj do të vazhdojmë të kultivojmë lehtësirat e të bërit biznes duke krijuar mundësi dhe ambient për punë e jetë të qetë për të gjithë”, ka shkruar Ahmeti.

Imri Ahmeti gjatë marrjes së detyrës në Lipjan.

Po ashtu në komunën e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka marrë detyren e kryetarit.

“Momente nga akti i pranim dorëzimit të detyrës Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit ndërmjet z.Rufki Suma dhe Kryetarit të zgjedhur z.Mehmet Ballazhi”, thuhet në njoftimin e komunës së Hanit të Elezit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se gjatë këtij njoftimi Suma e ka njoftuar Ballazhin me gjendjen aktuale të komunës së Hanit të Elezit.

“Me këtë rast z.Rufki Suma e njoftoi z.Ballazhin me gjendjen aktuale në komunën e Hanit të Elezit, projektet e realizuar si dhe projektet të cilat janë në vazhdimësi”.

Mehmet Ballazhi merr detyrën e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit

Edhe më 25 nëntor, në komunën e Malishevës të enjten është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit në këtë komunë.

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës është pritur nga kryetari i deritashëm i kësaj komune Ragip Begaj.

Begaj është shprehur i lumtur që mund të ia dorëzoj detyrën kreytarit Kastratit.

“Jam i lumtur që ua dorëzojë detyrën juve dhe ju uroj shumë suksese në punë, uroj të keni rezultate, të punoni me urtësi e pa arrogancë, sepse kjo iu duhet qytetarëve”, ka thënë Begaj gjatë fjalimit përshëndetës me kryetarin e ri të cilit i dorëzojë një dosje me projektbuxhetin e komunës për vitin 2022.

Ekrem Kastrati, kryetari i ri i Komunës së Malishevës dhe ish-kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Balotazhi në Kosovë është mbajtur më 14 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore