Lajme

Ekrem Kastrati merr detyrën e kryetarit të komunës së Malishevës


Ekrem Kastrati, kryetari i ri i Komunës së Malishevës dhe ish-kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

Në komunën e Malishevës të enjten është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit në këtë komunë.

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës është pritur nga kryetari i deritashëm i kësaj komune Ragip Begaj.

Begaj është shprehur i lumtur që mund të ia dorëzoj detyrën kreytarit Kastratit.

“Jam i lumtur që ua dorëzojë detyrën juve dhe ju uroj shumë suksese në punë, uroj të keni rezultate, të punoni me urtësi e pa arrogancë, sepse kjo iu duhet qytetarëve”, ka thënë Begaj gjatë fjalimit përshëndetës me kryetarin e ri të cilit i dorëzojë një dosje me projektbuxhetin e komunës për vitin 2022.

Ekrem Kastrati, kryetari i ri i Komunës së Malishevës dhe ish-kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

Edhe Kastrati është shprehur i lumtur që po e merr detyrën nga një kryetar si Ragip Begaj.

“Unë do të vazhdojë punët e mira që keni bërë ju, do të ndjek shembullin tuaj në qeverisje, ju ishit një kryetar model, që sakrifikuat edhe shëndetin tuaj për të qenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Kastrati.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit në komunën e Malishevës fitues kishte dalur Ekrem Kastrati nga Nisma me 53,10 për qind të votave.

Komuna e Malishevës për katër vite radhazi ka qenë e udhëhequr nga Ragip Begaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore