Lajme

Universitetet amerikane në trazira, 200 arrestime në orët e fundit


Gati dyqind demonstrues u arrestuan në orët e fundit në Universitetin Northeastern në Boston, në Universitetin Shtetëror të Arizona-s dhe në Universitetin e Indiana-s, për protestat pro Gazës.

Që nga 18 prilli, më shumë se 700 persona janë arrestuar në kampuset amerikane, me protestën që filloi në “Columbia University”  në New York dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të vendit.

Pushtimet, kampingjet, marshimet po rrisin tensionin dhe përplasjet me policinë, ndërkohë që drejtuesit e universiteteve janë gjithnjë e më në vështirësi.

Vijojnë thirrjet e reja për dorëheqje ndaj rektorit të “Columbia University” , Minouche Shafik, i akuzuar se nuk ka arritur të menaxhojë situatën në një nga universitetet elitare në Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore