Sport

Roma shpërblen De Rossi-n me kontratë afatgjatë


Daniele de Rossi

Roma do t’i ofrojë Daniele de Rossi-t një kontratë të re trevjeçare pasi ai mori drejtimin nga Jose Mourinho në janar.

Ai ishte tashmë një legjendë e klubit si mesfushor dhe mori shiritin e kapitenit pasi Francesco Totti doli në pension.

De Rossi u kthye në “Stadio Olimpico” si trajner në mesin e janarit kur Mourinho u shkarkua dhe rivitalizoi fushatën e tyre.

Ata arritën në gjysmëfinalen e Europa League dhe vendin e gjashtë në Serie A, megjithëse kjo potencialisht mund të vlejë ende një vend në Champions League nëse Atalanta përfundon e pesta.

Megjithatë, nëse “La Dea” do ta mbyllte sezonin e katërta ose e treta në Serie A, atëherë hapësira shtesë për në Champions League nuk do të hapej për Roma-n.

Kur De Rossi mbërriti, ai nënshkroi vetëm si menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit, por shpejt fitoi respektin nga tifozët dhe lojtarët.

Rezultatet e ekipit i kanë siguruar tashmë De Rossi-t një kontratë të re, afatgjate, e cila do të jetë për tre vitet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore