Shqipëria

28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik


Policia Rrugore ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, mbi të gjitha me nisjen e sezonit turistik dhe shtimin e automjeteve në qarkullim – kryesisht në zonën e jugut – ku vetëm në javën e fundit janë marrë 28 mijë masa administrative.

Përmes një njoftimi zyrtar, Rrugorja shkruan se nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, si dhe bazuar në analizën e detajuar të shkaqeve të ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdha urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 34 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.

Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore në të gjithë vendin është fokusuar më shumë te shkeljet me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore dhe konkretisht te shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i automjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për shkelje të tjera.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 mijë e 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

-1789 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

-10954 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

-1624 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-3457 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

-568 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

-8579 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakime të gabuara.

-456 drejtues automjetesh, për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit.

-876 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore