Lajme

Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë dhe nuk do të jetë pjesë e konfliktit


“Nuk ka plane për të dërguar trupa të NATO-s në Ukrainë”, sepse Aleanca Atlantike “nuk do të bëhet pjesë e konfliktit”.

Kështu deklaroi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

“Ndërsa ne rrisim mbështetjen tonë për vetëmbrojtjen e Ukrainës, nuk ka plane për të dërguar trupa të NATO-s në Ukrainë ose për të shtrirë ombrellën e mbrojtjes ajrore të NATO-s në Ukrainë”.

Sipas sekretarit, NATO nuk do të bëhet pjesë e konfliktit”.

“NATO po përgatitet të luajë një rol shumë më të rëndësishëm në koordinimin e mbështetjes dhe trajnimit të sigurisë për Ukrainën”, shpjegoi Stoltenberg.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo do të kërkonte një “angazhim financiar afatgjatë” për të ofruar këtë mbështetje “në një bazë më të fortë dhe më të parashikueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore