Sport

Zyrtare: Nisterlooy nënshkruan me PSV-në


Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ish-legjenda e futbollit holandez, Ruud van Nistelrooy, ka nënshkruar kontratë me klubin e PSV Eindhoven.

Trajneri holandez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me klubin e PSV-së, ku do të marrë detyrën nga sezoni i ardhshëm.

Ish-futbollisti i Real Madrid-it dhe Manchester United-it do të zëvendësojë Roger Schmidt, trajnerin aktual, të cilit kontrata i përfundon këtë verë dhe kishte bërë të ditur se nuk do ta rinovonte.

Në karrierën e shkurë si trajner, Nisterlooy ka stërvitur vetëm skuadrën e të rinjve të PSV-së, derisa ai ka thënë se është i gatshëm ta rrisë nivelin e skuadrës të ekipit A.

“Besoj dhe jam i bindur, që mund ta çoj ekipin në një nivel tjetër. Kjo do të shihet në ndeshjet e kampionatit, në Kupë dhe në Evropë”.

“Jam i fokusuar në përmirësimin e lojtarëve dhe skuadrën nëpërmjet stilit të lojës që më përshtatet”, ka thënë Nisterlroy.

Kujtojmë që skuadra e PSV-së është në garë të ngushtë për titullin kampion në Holandë, të cilët pozicionohen në vendin e dytë me 64 pikë, dy më pak se Ajax-i kryesues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore