Lajme

Zjarret përfshijnë Sardenjën, detyron banoret të evakuohen


Rreth 10 mijë hektarë tokë rreth zonës historike Montiferru, të ishullit Sardenia tashmë janë përfshirë në atë që zyrtarët e quajtën “katastrofë e jashtëzakonshme”.

Zjarret u zhvilluan përmes ishullit italian të Sardenies, të dielën, duke detyruar shërbimet e urgjencës të evakuojnë pothuajse 400 njerëz brenda natës.

Zjarrfikësit kanë luftuar për të shuar zjarrin e ndezur nga erërat jugperëndimore dhe për të cilën autoritetet thanë se tashmë kanë shkatërruar 10 mijë hektarë rreth zonës historike qendrore-perëndimore të Montiferru.

Autoritetet e mbrojtjes civile në ishullin e dytë më të madh të Italisë thanë se, disa shtëpi janë dëmtuar deri më tani.

Sa serioz është zjarri?

Njëmbëdhjetë aeroplanë janë përcaktuar për të shuar zjarrin që ka shkatërruar shumë fusha në ishull.

Të shtunën në mbrëmje, autoritetet evakuuan 200 banorë nga qyteti i Cuglieri, 155 nga Sennariolo dhe të tjerët nga Tresnuraghes dhe Flussio.

Nuk kishte raportime për ndonjë të vrarë ose plagosur nga zjarri.

Shërbimet e urgjencës arritën të shmangnin mjaft qytetarë nga kërcënimi i zjarrit, duke lejuar që evakuuesit nga Cuglieri të ktheheshin në shtëpi.  Por sërish e klasifikuan kërcënimin si “ekstrem”.

Shoqata bujqësore Coldiretti e quajti zjarrin një “katastrofë”, ku shumë pyje dhe disa kafshë janë prekur nga flakët.

Me temperaturat që pritet të qëndrojnë të larta, autoritetet po paralajmërojnë banorët që të qëndrojnë në gatishmëri derisa zjarri të kontrollohet plotësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore