Lajme

Ylber Hysa për Bloomberg përshkruan situatën e tensionuar mes Kurtit e Vuçiç-it, si një betejë mes “Putinit të vogël dhe Zelensky-it të vogël”


Diplomati kosovar, Ylber Hysa, në një prononcim për mediumin prestigjioz ‘Bloomberg’ ka dhënë mendimin e tij lidhur me tensionet e fundit në Kosovë.

Ai dha një ilustrim të shkurtë, por interesant gjatë shpjegimit të situatës aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht mes Albin Kurt-it dhe Aleksandër Vuçiç-it.

Për të, Presidenti i Serbisë përfaqëson “Putinin e vogël”, sepse ai vërtetë do që të jetë si ai kurse për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Hysa tha se “këtu kemi Kurtin i cili është si Zielinski i vogël”.

Ambasadori Hysa, komentoi edhe angazhimin e Perëndimit si në Ukrainë, ashtu edhe në Ballkan duke thënë se “është duke provuar të përsërisë unitetin e  vitit 1990” duke iu referuar kështu marrëveshjes mes BE-së dhe ShBA-ve pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

“Ende me palgët nga ndarja më shumë se dy dekada pas një paqeje të brishtë, shteti është një ogur shqetësues për Evropën e zhytur sërish në konflikt”,  shkruan mediumi prestigjioz ‘Bloomberg’ në një artikull ku në përgjithësi shpjegohet gjendja në Kosovë, sidomos pas tensioneve të fundit të Veri të Mitrovicës.

Përshkrimi i mediumit për zonat të banuara nga serbë, të ngjanë me tiparet që karakterizojnë zonat që nihen si “geto”.

“Mjafton vetëm një minutë ecje mbi urën që i lidhë dy pjesët e lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës, dhe ky është një udhëtim pas në kohë”, thuhet në artikull.

Aty thuhet se edhe pas më shumë se njëzet viteve pas një “paqeje të brishtë”, Kosova është “ogur i zi për Evropën e zhytur sërish në luftë”.

Siç shpjegon prestigjiozja ‘Bloomberg’, në mungesën e parave dhe kopshteve adekuate për fëmijë, detyrohen “të luajnë futboll mes qenve endacakë”.

Madje, aty thuhet se komuniteti serb “ngadalë është duke u zhdukur”.

Si në kohë luftë, aty njerëzit dyshojnë për çdo gjë dhe ruhen në çdo hap.

“Në Mitrovicë të huajt shihen me dyshim dhe banorët lokal ende kthejnë kokën prapa për të shikuar krahët e tyre”

Artikulli jep edhe disa këshilla kur të vizitoni pjesët e këtyre zonave.

“Kur të vozisni drejt Zveçanit, pese minuta larg Mitrovicës, këshilla është që të mbani shpejtësi të ngadalësuar dhe të mos bëni asgjë të dyshimtë”, thuhet ndër të tjera.

Kurse, për këtë gjendje, llogari duhet të japin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mediumi britanez vlerëson se edhe pse Kurti ka fituar 50% të votave në zgjedhjet e fundit dhe partia e Vuçiç 60%, ata mandatin e tyre janë duke e përdorur për të ta bërë më të vështirë kohezionin social në këto pjesë.

“Por mandati i tyre u ka mundësuar atyre të rrisin retorikët kundër njëri-tjetrit dhe ta heshtin opozitën”, shkruan Bloomberg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore