Shqipëria

Xhaçka uron homologun e saj spanjoll


“Urime mbi emërimin tuaj si Ministër i Jashtëm i Spanjës”.

Ky ka qenë urimi i ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, për marrjen e re të detyrës së ministrit spanjoll Jose Manuel Albares.

Më tej, Xhaçka ka theksuar marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë dhe Spanjës.

“Spanja është një partner i rëndësishëm për ne dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku për të zgjeruar dhe avancuar bashkëpunimin tonë edhe më tej”, shkruan ministrja shqiptare në median sociale Twitter.

Albares e mori detyrën e tij të re më 12 korrik nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore