Lajme

Viola von Cramon i bën thirrje Qeverisë së Kosovës “që t’ia njeh pronësinë” Manastirit të Deçanit


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evorpian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë një vizite në Manastirin e Deçanit, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të implementojë vendimit e Gjykatës Kushtetuese mbi pronën e Manastirit të Deçanit.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i një shoqërie shumë-entike”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

“Trashëgimia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota, prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është vonuar për një kohë të gjatë, sepse sundimi i ligji do të thotë trajtim i barabartë për të gjithë”, ka shkruar më tej.

Sipas saj, “Manastiri i Deçanit duhet të jetë një vend që bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe zvogëlon hendekun mes komuniteteve të saj, sepse Manastiri i Deçanit dhe At Sava mund të luajnë një rol konstruktiv në dialogun social#.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim që manastirit të Deçanit t’i njohë pronësinë e 24 hektarëve tokë

Mirëpo, ky vendim ka hasur në kundërshti me komunën e Deçanit si dhe ka ngjallur protesta të shumta qytetare.

Ndërkaq, edhe Shkodran Imeraj, nënkryetar i Shoqatës së historianëve të Kosovës, këtë vendim të Kushtetueses e kishte kundërshtuar

“Kuvendi i Serbisë në vitin 1997 ia ka dhuruar këtë tokë manastirit. Pas luftës, në vitin 2002 është nënshkruar një marrëveshje me UNMIK-un. Mbi këtë dokument janë marrë edhe vendime të tjera, ndërsa tani ato konfirmohen nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi është në kundërshtim me Planin e Ahtisarit, ndaj duhet të anulohet”, kishte deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore