Shqipëria

Vetëvaret 13-vjeçari në Lushnjë – viktima e dytë brenda 72 orëve të fundit


Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjës, pasi një 13-vjeçar dyshohet se është vetëvarur duke i dhënë fund jetës së tij.

Viktima është dërguar nga prindërit pa shenja jete në orët e pasdites së 20 nëntorit në spitalin e Lushnjës.

I mituri ishte banues në fshatin Golem dhe nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Grupi hetimor ka njoftuar se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

72 orë

Pasditen e 17 nëntorit, Shqipëria u trondit sërish nga një ngjarje e rëndë. Kësaj radhe në qytetin e Durrësit, ishte një 24-vjeçar, i cili do i jepte fund jetës duke varur veten.

Sipas njoftimit të Policisë, ishte babai i viktimës, i cili e gjeti të birin – shtetasin me iniciale F. K. – të varur në banesën e tij.

Detaje të tjera nuk u zbuluan nga ana e Policisë, por në rastin e 24-vjeçarit të dhënat paraprake flisnin për simptoma depresioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore