Lajme

Vdes një grua në Mitrovicë – kishte plagë të marrë nga arma


Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në Mitrovicë të Jugut të shtunën mbrëma është gjetur pa shenja jete një grua.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërkaq në Istog, një person ka humbur jetën derisa ishte në pyll duke prerë dru.

Siç ka bërë të ditur Policia, viktima dyshohet se është goditur nga degët e lisit dhe ka marrë lëndime fatale.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor”.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërguar për obduksion të shtunën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore