Shqipëria

Varhelyi: Gati paketa e parë e zbatimit të Planit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, ka njoftuar zbatimin e paketës së parë të Planit Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne po lançojmë sot paketën e parë thelbësore sipas planit ambicioz ekonomik dhe investues të BE-së prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”, njofton Varhelyi në median sociale Twitter.

Ndër të tjera ai shtoi se janë 21 projekte të lidhjes së transportit, digjitalit, klimës + energjisë, me vlerë 3.2 miliardë euro, me 1.1 miliardë euro grante të BE-së.

Ai e përmbyll duke theksuar se, “ne po e kthejmë Planin në realitet”.

Plani Eknomik i Investimeve është një mekanizëm i krijuar nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera donatore në Ballkanin Perëndimor, me qëllimin që të rakordojë investimet, zgjerimin dhe zhvillimin social në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore