Boterori 2022

U dëmtua nga bashkëkombësi i tij, Nkunku mund ta humbë sezonin


Christopher Nkunku mund të konsiderohet si një nga futbollistët më të pafat në këtë Kupë të Botës.

Francezi u grumbullua nga kombëtarja e tij, por gjatë stërvitjeve në Katar pësoi një dëmtim nga bashkëkombësi i tij, Eduardo Camavinga, ku humbi Kupën e Botës.

Megjithatë lajme ende më shqetësuese vijnë nga mediat franceze.

Nga testet e zhvilluara së fundmi, rezulton se sulmuesi ka këputur ligamentin e këmbës së majtë teksa një dëmtim i tillë kërkon minimalisht gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Ndaj, (sezoni edhe pse nga Leipzig nuk ka ende një reagim zyrtar), mund të konsiderohet i përfunduar.

Një sezon që Nkunku e kishte nisur në mënyrën më të mirë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar katër asistime në 23 ndeshje me ekipin e Leipzig.

Pra, pritej një “Botëror shpërthyes” për 25-vjeçarin, por ai tani duhej të bëjë llogaritë edhe për vazhdimin e sezonit me ekipin e tij.

Në mediat angleze gjatë mbrëmjes të së martës raportohej që Chelsea ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leipzig që Nkunku të transferohet më 1 korrik në Londër për shumën e 70 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore