Lajme

Turkmenistan: Të infektohesh me COVID-19 në një vend ku nuk ka raste zyrtare


Presidenti i Turkmenistan-it, Gurbanguly Berdymukhammedov, 12 dhjetor, 2015

Turkmenistan-i është një nga vendet e pakta, përfshirë Korenë e Veriut, e cila thotë se nuk ka raste të coronavirus-it. Por raportet sugjerojnë se po përjeton valën e saj të tretë dhe ndoshta më të fortë të COVID-19.

Rasti i një personi që rezultoi pozitiv me COVID-19, nuk u raportua asnjëherë si i tillë. Problemi ishte se ai ishte në Turkmenistan, ku pacientë si ai zyrtarisht nuk ekzistojnë.

Kur ai thirri një ambulancë muajin e kaluar mjeku i thanë se kishte pneumoni dhe duhej të shkonte urgjentisht në spital. Ai e dinte që mjekët e vendit i referoheshin rasteve të COVID-19 si pneumoni.

Gjatë rrugës për në spital ai mori një telefonatë nga një klinikë ku kishte bërë një test COVID-19 disa ditë më parë, me përgjigje pozitive.

Vetëm më vonë ai zbuloi se ata kurrë nuk ju jepnin një copë letër nëse rezultonin pozitiv në Turkmenistan.

Spitali i parë ku shkoi, refuzuan ta merrnin sepse ishte plot.

“Unë gati vdiqa rrugës”, tha ai për median britanike “BBC”. “Kisha mungesë ajri, virusi përparoi shumë shpejt. Fillova të godas dritaren dhe bërtita: Të lutem ndalo, nuk marr frymë. Më dhanë oksigjen, por nuk më ndihmoi shumë”.

Ndërsa një spital tjetër refuzoi ta pranonte atë – këtë herë sepse ishte e ndaluar të merrte pacientë që nuk ishin regjistruar në kryeqytet, Ashgabat. Por pas gjendjes së tij të rënduar, u shtrua në spital.

Personeli mjekësor në Turkmenistan nuk përdor fjalët coronavirus ose COVID-29 (fotografi e skedarit)

Spitali kishte një staf të dobët me disa infermierë që kujdeseshin për më shumë se 60 njerëz. Kishte raste kur një pastruese administronte injeksione, tha ai.

Infermierët ndanë histori për pacientët që rrëzoheshin dhe vdisnin para tyre sepse nuk kishte ventilatorë në dispozicion dhe makinat e oksigjenit nuk funksiononin. Mjekët ndryshuan trajtimin e tij disa herë.

Mediat turke me bazë në jashtë po raportojnë për valën e tretë të infeksioneve, por pothuajse të gjithë brenda vendit kanë frikë të flasin.

Nga ana tjetër faqja zyrtare e “Turkmen.news” ka identifikuar më shumë se 60 njerëz që kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet në Turkmenistan nuk zbulojnë raste të coronavirus-it. Presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov, një ish-dentist, përdor imazhin e një kombi të shëndetshëm si thelbin e propagandës shtetërore. Të pranosh që vendi po preket nga pandemia mund të minojë legjitimitetin e regjimit të tij.

Sidoqoftë, një rast vitin e kaluar pothuajse e shpërtheu mbulimin. Një diplomat turk në Ashgabat u sëmur. Kemal Uckun kishte simptoma tipike të coronavirus-it: dhimbje në gjoks, djersitje, ethe. Ai u diagnostikua me pneumoni.

Gruaja e tij, Guzide Uckun, i dërgoi rrezet X të gjoksit në spitalet turke dhe të gjithë konfirmuan se ai kishte COVID-19.

Diplomati turk në Turkmenistan, Kemal Uckun

Ajo dëshpërimisht u përpoq ta kthente Uckun-in në Turqi, por autoritetet turkmenistane thuhet se refuzuan të lejonin që një avion i pajisur me mjekësi të fluturonte jashtë vendit. Leja u dha vetëm disa orë pas vdekjes së tij.

Trupi i tij u balsamos dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nuk mund të gjenin gjurmë të coronavirus-it.

Autoritetet turkmenistane kanë futur disa masa karantine për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Por qeveria këmbëngul që, falë “hapave të saj parandalues”, vendi mbetet pa raste me COVID.

Asnjë punonjës i stafit në spitalet e Turkmenistan-it nuk përdorin fjalët COVID ose coronavirus. Ndërsa pacientët janë të shtruar në spital, ata marrin një mesazh me tekst nga qeveria me një paralajmërim shëndetësor.

Në mesazhin nga qeveria bëhet apel për të mbajtur maska në fytyrë për shkak të pluhurit në ajër dhe jo se ekziston një virus vdekjeprurës – COVID-19 – për tu mbrotjur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore