Lajme

Turkmenistan-i planifikon të shuajë “Portën e Ferrit”


Presidenti i Turkmenistan-it ka urdhëruar shuarjen e “Portës së Ferrit”, gropë gazi që digjet për dekada në një krater të madh shkretëtire.

Agjencie e lajmeve, “BBC”, tregon se presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov dëshiron që ai të shuhet për arsye mjedisore dhe shëndetësore.

Por edhe si pjesë e përpjekjeve për të rritur eksportet e gazit.

Përpos kësaj, kraterin Darvaza në shkretëtirën Karakum e rrethon misteri se si u formua ai.

Për të, shumë besojnë se u formua kur një operacion shpimi sovjetik shkoi keq në vitin 1971.

Mirëpo, eksploruesi kanadez George Kourounis ekzaminoi thellësitë e kraterit në vitin 2013 dhe zbuloi se askush në të vërtetë nuk e di se si nisi.

Sipas gjeologëve vendas, krateri i madh u formua në vitet 1960, por u ndez vetëm në vitet 1980.

“BBC” dallon se krateri është një nga atraksionet turistike më të njohura të Turkmenistan-it.

“Po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për të përmirësuar mirëqenien”, ka thënë presidenti.

Kështu që, ai udhëzoi zyrtarët që “të gjejnë një zgjidhje për shuarjen e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore