Lajme

Trajkoviç: Vizitat në Veri dhe Preshevë ringjallin idenë e këmbimit të territoreve


Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, konsideron se ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualiuzar.

Një reagim i tillë nga Trajkoviç vjen pas vizitës që ia bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi Luginës së Preshevës dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, veriut të Kosovës.

“Kam dronë se përmendja e kësaj ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte aksidentale. Vizitat e përnjëkohshme të Bërnabiçit në veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës, më duken si orkestrim për të ringjallur idenë e ‘këmbimit të territoreve’ si kompromis ‘të pranueshëm’ për Vuçiçin dhe Kurtin”, ka shkruar ajo në Twitter.

Edhe sipas kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, shkëmbimi i komunave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte i drejtë.

Sipas tij, do të ishte korrekte nëse Serbia do të marrë pjesën veriore të Mitrovicës, kurse Kosova Luginën e Preshevës.

Ai thotë se këtë çështje e ka ngritur në fillim të takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi por që ai nuk është përgjigjur.

“Bislimi nuk është përgjigjur, ndoshta ka mbetur i befasuar në atë moment. Mendoj se është zgjidhja më e mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe për Kosovën”, tha Arifi, raporton mediumi serb Danas.

Ndër të tjera ai ka theksuar se presidenti i Serbisë është gabim që vetëm një pjesë e Luginës t’i jepet Kosovës.

“Presidenti Vuçiç gjithmonë ka përmendur kompromisin dhe me siguri ka dashur të ketë menduar diçka të tillë. Por ai mendon që vetëm një pjesë e Luginës së Preshevës t’i jepet Kosovës dhe të merret veriu. Kosovës duhet t’i jepet e gjithë lugina”.

Arifi është optimist se një ditë do të ketë shkëmbim të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, edhe pse, siç tha ai, nuk kanë kontaktuar me liderët serbë.

Në takim me Bislimin ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës në të ardhmen të ketë qasje pragmatike dhe të drejtpërdrejtë ndaj interesave dhe kërkesave të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“Gjatë takimit Bislimi më ka premtuar se në takimin me delegacionin serb do të diskutohen të gjitha çështjet dhe shqetësimet e shqiptarëve nga komunat në jug të Serbisë qendrore”.

Ripërcaktimi i kufijve do rikthehet, s’ka opsion tjetër – kundërshtarët nuk iu frikësuan zgjidhjes historike, por historisë së një njeriu

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore