Shqipëria

Tiranë/Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar


Policia e Shtetit bën me dije se është kapur dhe ndaluar një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Pas një pune të mirorganizuar, Policia lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore