Jetesë & Stil

Tina Knowles paraqet kërkesën për divorc nga Richard Lawson


Nëna e ikonës së muzikës pop, Beyonce, disenjatorja, Tina Knowles, ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, aktori, Richard Lawson.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, 69-vjeçja e rezervoi një seancë në një gjykatë të qarkut të Los Anxhelosit, për të përfunduar zyrtarisht martesën e tyre tetë-vjeçare.

Pos tjerash, Knowles ka theksuar “dallimet e papajtueshme” si arsyetimin për ndarjen e tyre, transmeton AlbanianPost.

Afaristja nuk po kërkon nga gjykata që të sigurojë kontrata fitimprurëse, as ajo e as Lawson, pasi dyshja nuk ndajnë fëmijë së bashku.

Thashethemet për ndarje filluan të qarkullojnë në fillim të këtij muaji pasi fansat vunë re se Knowles nuk iu bashkua bashkëshortit të saj në turneun e tij për shtyp për “Black Terror”.

Ata vunë re gjithashtu se ajo kishte ndryshuar biografinë e saj në Instagram nga Tina Lawson në Tina Knowles – pavarësisht se emri i saj aktual i përdoruesit ende përmban emrin e saj të martuar.

Për më tepër, çifti zakonisht aktiv nuk kishte postuar foto të njëri-tjetrit në burimet e tyre që nga muaji mars.

Pavarësisht se ishin njohur me njëri-tjetrin për dekada, dyshja nuk filluan të takoheshin deri në vitin 2013.

Ata përfunduan duke u martuar dy vjet më vonë në një jaht në Newport Beach të Kalifornisë.

Para lidhjes së saj me aktorin, autorja e “Destiny’s Style” ishte e martuar me Mathew Knowles, me të cilin ka vajzat e saj Beyonce dhe Solange.

Ndërkohë, muaji korrik ka rezultuar shumë i vështirë për Tinën, së cilës së fundmi ia plaçkitën shtëpinë.

Sipas autoriteteve të policisë, hajdutët morën një kasafortë të tërë me sende me vlerë nga pasuria e saj në zonën e Los Anxhelosit.

Në total, ata u larguan me më shumë se 1 milion dollarë para të gatshme dhe bizhuteri të vjedhura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore