Aplikacione

Time Magazine krijoi një muze virtual të Martin Luther King Jr.


Më 28 gusht të vitit 1963, Dr. Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin e tij ikonik “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Lincoln Memorial.

Tani, afro 60 vjet më vonë, ju mund të dëgjoni fjalimin në tërësi brenda Fortnite si pjesë e një përvoje të quajtur March Through Time.

Revista Time krijoi ekspozitën interaktive me ndihmën e komunitetit “Creative Mode” , si dhe muzeun e DuSable Museum of African American History,

March Through Time transporton lojtarët në DC 63, një version i “imagjinuar” i kryeqytetit të kombit që ju lejon të vizitoni ekspozita të ngjashme me muzeun që tregojnë historinë e fjalimit të Dr. King,

Ndërsa është më mirë i njohur për koncertet dhe bashkëpunimet e tij me markat, kjo nuk është hera e parë që Fortnite prek një temë serioze.

Siç thekson Eurogamer, Epic Games shfaqi një seri programesh kushtuar luftimit të racizmit. Ju mund të shikoni  duke përdorur kodin 3815-8892-143.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore