Lajme

Tesla pret 50% rritje, paçka problemeve me zinxhirin e furnizimit


Në vitin 2022, shitjet e kompanisë Tesla pritet të rriten me mbi 50 për qind, krahasuar me vitin pararendës, paçka problemeve me zinxhirin e furnizimit.

Kështu ka bërë me dije shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane të makinave elektrike, Elon Musk.

Pritshmëritë e tij vijnë pas rekordit të vitit të kaluar, kur Tesla regjistroi një fitim prej 5.5 miliardë dollarësh.

Agjencia e lajmeve “BBC”, tregon se në vitin 2021, shitjet në firmë pësuan një rritje me 71 për qind në 53.8 miliardë dollarë.

Kjo pasi kompania amerikane u dorëzoi klientëve më shumë se 936 mijë automjete.

Mirëpo, firma ka paralajmëruar se rritja do të ngadalësohej, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit që prekin prodhuesit e makinave vazhdojnë të kufizojnë kapacitetin prodhues.

Për vitin e kaluar, Musk ka thënë se ishte “një vit përparimtar për Tesla-n dhe për automjetet elektrike në përgjithësi”.

“Teksa luftuam dhe të gjithë e bënë, me sfidat e zinxhirit të furnizimit gjatë vitit, arritëm të rrisnim vëllimet me gati 90 për qind vitin e kaluar”, ka dalluar ai ndër të tjera.

Kurse për zinxhirin e furnizimit, kompania ka theksuar se ishte “faktori kryesor kufizues” i rritjes, i cili “ka të ngjarë të vazhdojë deri në vitin 2022”.

Ndërkaq, Musk ka parashikuar se pret një rritje “mbi 50 për qind” në vitin 2022.

Kudo në botë, prodhuesit e makinave përballen me mungesën e mikroçipave, në mesin e zvarritjeve të tjera të zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit.

Pavarësisht se Tesla ishte parë të ecte më mirë se shumica e rivalëve të saj në tregun e automobilave.

Kompania amerikane përdor çipa që janë më pak të paktë dhe përditëson shpejt software-in, ndërsa konkurrentët ngadalësojnë prodhimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore