Lajme

Tahiri e cilëson “propagandë” çështjen e dinarit: Kurti hutoi botën – shënoi autogol nga mosdija


Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, vlerësoi se kryeministri kosovar, Albin Kurti, përdori çështjen e dinarit për propagandë, posaçërisht kur dihet se Kosova nuk ka ligj të veçantë për valutën kombëtare, por ekziston një urdhëresë administrative që përcakton euron valutë zyrtare.

“Krejt bota e di se Kosova e përdorë euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që përdorë euron pas luftërave – tash Kurti me propagandën për dinarin po e huton botën – çfarë autogoli… mosdija është mjerim i mendjes!”.

Një vendim i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës autoritetet ndalojnë përdorimin e dinarit serb brenda territorit kosovar, shtroi shtresa të reja tensioni në raportet midis Prishtinës e Beogradit.

Në Bruksel të Belgjikës janë duke vazhduar përpjekjet që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje përmes kompromisit të negociuar mbi dinarin, i cili përdoret nga pjesëtarët e komunitetit serb në pjesën veriore të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore