Sport

Super Verstappen, starton i pari në Francë


U mbajtën sot provat zyrtare në “Paul Ricard Circuit” në çmim e madh të Francës.

Në një fundjavë që pritej të ishte e tëra Mercedes, Verstappen u paraqit në mënyrë të mrekullueshme.

Holandezi arriti pole-position numër pesë në karrierë, dhe të tretin në këtë edicion.

Verstappen ishte për tre të dhjetat më i shpejtë se ndjekësi i tij më afërt, Hamilton.

Pas tyre përfundoi finlandezi i Mercedes, Valteri Bottas.

Dy radhët e para u mbyllën nga makina RedBull – Mercedes, me fituesin e garës së kaluar, Sergio Perez, që përfundoi i katërti.

Sainz mbajti performancën e Ferrari-t shumë lartë, duke përfundar në vendin e pestë.

Në vendin e gjashtë, vazhdon formën e tij të mrekullueshme, piloti i shtëpisë, Pierre Gasly.

Charles Leclerc e mbyll i shtati, e tre vendet e fundit të ‘top 10’ i zënë Norris, Alonso dhe Ricciardo.

Gara fillon nesër, në orën 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore