Lajme

Sulmi nga Rusia në Ukrainë: Të paktën 364 civilë janë vrarë


Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë që kur trupat ruse sulmuan vendin më 24 shkurt dhe 759 të tjerë janë plagosur, megjithëse shifrat e vërteta janë ndoshta “dukshëm më të larta”. Kështu ka deklaruar një mision monitorues i OKB-së.

Shifrat e përditësuara, në lidhje me viktimat deri më 5 mars, shtuan 13 vdekje dhe 52 plagosje të tjera, që monitoruesit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) raportuan të shtunën.

Ndërsa 1 mijë e 123 vivilë janë plagosur dhe 759 janë të lënduar lehtë në Ukrainë.

Numri total i të vrarëve përfshin 74 burra, 42 gra, tetë djem dhe katër vajza. Si dhe 13 fëmijë dhe 223 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet.

Të plagosurit gjithsej përfshijnë 67 burra, 48 gra, 11 vajza dhe dy djem, si dhe 28 fëmijë dhe 603 të rritur.

503 nga viktimat ishin në rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe 374 viktima në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Për 11 ditë radhazi, forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Ukrainë në përpjekje për të kapur qytetet e mëdha si Kievin dhe Kharkiv.

Ata janë përballur me një rezistencë të lartë të popullit dhe ushtrisë ukrainase.

Ndërsa nga vendi janë larguar 1.5 milionë ukrainas, në përpjekje për t’u shpëtuar bombardimeve ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore