Shqipëria

SPAK, sekuestro pasurive të mjekut Edvin Prifti


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut Edvin Prifti.

Në njoftimin e SPAK thuhet se E.P është i dyshuar për kryerjen e veprave të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (më shumë se një rast) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal.

“Falë një hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshime se nga ana e të hetuarit është ngritur një skemë e mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve”.

Në vendim thuhet gjithashtu se përpos të tjerave ka vendosur dhe sekuestrimin e shumës 51.479.368 lekë, sekuestrimin e shumës 177.497 Euro.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore