Lajme

Snapchat-i i mbyll llogarinë Trump-it


Rrjeti social, Snapchat ka njoftuar se presidenti amerikan në largim, Donald Trump, tashmë i bllokuar që prej javës së kaluar, është ndaluar nga platforma.

“Javën e kaluar, ne kemi njoftuar një pezullim të pacaktuar të profilit të presidentit Trump nga Snapchat”, theksoi një zëdhënës i kompanisë.

“Në interes të sigurisë publike dhe duke pasur parasysh përpjekjet e tij për të përhapur keqinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës, të cilat qartë shkelin politikat tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij”, shtoi ai.

Sulmi i Capitol-it më 6 janar, nga mbështetësit e miliarderit republikan, u bë shkak që mediat sociale morën vendimin të pezullojnë Donald Trump-in si përdorues i platformave të tyre.

Kujtomë se Facebook, Twitter dhe YouTube kanë pezulluar Donald Trump-in, për një kohë të pacaktuar./AlbanianPost.com

https://albanianpost.com/70-mije-profile-pro-trump-mbyllen-nga-twitter

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore