Sport

Skuadrat shqiptare luajnë ndeshjet e dyta në turin e dytë të Conference League


Pas Teutës së Durrësit, shtatë skuadrat e tjera shqiptare do të luajnë shansit e tyre për kualifikimin në raundin e tretë të Conference League. Përkatësisht janë tre ekipe shqiptare nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut.

Partizani i Tiranës do të përballet me Basel-in në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 20:00. Gjigandi zviceran fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, duke ia bërë tepër të vështirë përmbysjen “Demave të Kuq”.

Prishtina do të përballet me Connah’s Quay Nomads-in në “Deeside Stadium” në Uells, duke filluar nga ora 20:00. Kryeqytetasit e Kosovës fituan ndeshjen e parë me rezultatin 4-1.

Drita do të përballet me gjigandët holandez të Feyenoord-it në stadiumin “De Kuip”, duke filluar nga ora 20:00. Ndeshja e parë në Kosovë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Riga-n në “Arena Todor Proeski” në Shkup, duke filluar nga ora 20:00. Ndeshja e parë në Letoni përfundoi me fitoren 2-0 në favor të vendasve.

Laçi do të përballet me rumunët e Universitatea Craiova-s në stadiumin “Ion Oblemenco”, duke filluar nga ora 20:30. Ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” e fitoi Laçi me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia do të përballet me AEL Limassol-in në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 21:00. Qipriotët fituan ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Shkupi do të përballet me portugezët e Santa Clara-s në “Estadio de Sao Miguel”, duke filluar nga ora 22:00. Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me fitoren e miqëve me shifrat 3-0.

Nëse arrijnë të kalojnë më tej, në turin e tretë ekipet shqiptare do të përballen:

Partizani – Ujpest / Vaduz

Prishtina – Valur / Bodo Glimt

Drita – Luzern

Shkëndija – Folgore / Hibernians

Laçi – Anderlecht

Vllaznia – Qarabag / Ashdod

Shkupi – Olimpija Ljubljana / Birkirkara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore