Lajme

Sindroma “Havana”, raste në ambasadën amerikane në Berlin


Ambasada amerikane në Berlin, Gjermani

Policia gjermane po heton një “sulm zanor të dyshuar” kundër stafit të ambasadës amerikane në Berlin, incidenti i fundit në numrin nё rritje të “sindromës Havana”, të përhapur në gjithë botën.

Dhjetëra punёnjёs tё ambasadёs amerikane në kryeqytetin e Austrisё dhe fëmijët e tyre raportuan simptoma të sindromës kohёt e fundit. Ajo u shfaq për herë të parë në ambasadën amerikane në Havana të Kubës, në vitin 2016.

Autoritetet e policisë gjermane thanё se, hetimi kishte filluar që në gusht dhe u lëshua të premten në përgjigje të një raporti tё agjencisё mediate “Der Spiegel”, i cili verifikoi të paktën dy raste në bazë të provave të dorëzuara nga ambasada e SHBA-ve.

Rreth 200 raste të sindromës Havana janё raportuar deri mё tani nё tё gjithё botёn, pёrfshirё Kinёn, Indinё madje dhe nё Washington DC.

Kanadaja raportoi po ashtu disa raste në ambasadën e saj në Havana.

Autoritetet austriake kanë thënë se, “po punojnë me SHBA-tё për të hetuar një grup tjetër rastesh nё stafin e ambasadës amerikane në Vjenë”.

Sindroma përshkruan një sërë simptomash, si marramendje dhe tё vjella ditët e para.

Migrenё dhe humbje e kujtesës shfaqeshin më pas.

CIA, departamenti i shtetit dhe Pentagoni po kryejnë ndërkohë hetime.

Rreth 100 nga rastet kanë prekur oficerët e CIA-s.

Drejtori i agjencisë, William Burns, tha në korrik se ekziston një “mundësi shumë e madhe” që simptomat të jenё shkaktuar qëllimisht dhe vuri në dukje Rusinë si një faktor të mundshëm.

Megjithatё, Moska ka mohuar përgjegjësinë.

Kur Burns udhëtoi për në Indi në shtator, një anëtar i ekipit të tij shfaqi simptoma dhe morri kujdes mjekësor.

Joe Biden nënshkroi një ligj të premten që garantonte kujdes më të mirë shëndetësor dhe mbështetje për viktimat e sindromës, të cilat ai i quajti “incidente anormale shëndetësore”, por nuk pёrmendi fjalёn sulme.

“Shkaku ёshtё ende i panjohur, por ёshtё e mundur që jo të gjitha incidentet, t’i atribuohen të njëjtit shkak”, tha Adam Schiff, kryetari i komitetit të inteligjencës së Dhomës, i cili merr njoftime të klasifikuara mbi hetimin.

“Sigurisht që shumë prej tyre duken mjaft të qëllimshme. Por unë mendoj se ne po i afrohemi disa prej përgjigjeve dhe po sjellim mjete të reja për të na ndihmuar të marrim përgjigje.

Nëse një qeveri e huaj rezulton e përfshirё, do të ketë pasoja shumë serioze”, shtoi ai.

 

Marrë nga The Guardian përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore