Jetesë & Stil

Si rrallë herë, Jonida Vokshi, shpalos nën emocione e lot, lindjen delikate të vajzës


Në qershorin e vitit që lamë pas, çifti i artistëve, Jonida Vokshi nga Shqipëria dhe Besnik Krapi nga Kosova, u bënë prindër për të parën herë.

Besnik Grapi me vogelushen, Emi.

Vokshi në jetë solli një vajzë, të cilën dyshja e pagëzuan me emrin – Emi, teksa në mediat sociale kohë pas kohë kanë shpërndarë foto të vogëlushes së tyre.

Ditëve të fundit, Jonida Vokshi, e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ka rrëfyer mes emocionesh e lotësh, ardhjen në jetë të së bijës.

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde”, shpjegoi ajo.

Jonida Vokshi me të bijen, Emi.

Ndërsa, Jonida pohon se tek ajo dominonte pyetja se – “A do të mund t’ia dilte ta përfundonte procesin e lindjes me sukses apo jo”.

“Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë”, ka shtuar Vokshi duke u përlotur teksa kujtonte këto momente.

Ndryshe, aktorja, Jonida Vokshi, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, titlluar H.O.T (Humans Of Tirana).

E ftuar në programin “Pardon My French”, aktorja ka thënë se “është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të ri të Ermal Mamaqit”.

Ajo zbuloi se – “Për momentin po bëhen vetëm provat, dhe se xhirimet nuk kanë filluar akoma, por që do të nisin së shpejti dhe ajo ndjehet e lumtur që është pjesë e këtij projekti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore