Lajme

Shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë, Krasniqi: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në veri


Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar nëpërmjet një postimin në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e procesit e regjistrimit të popullsisë edhe për dy muaj, që tash pritet filloj më 1 nëntor të këtij viti.

Kreu i PDK-së sëpari ka konsderuar se shtyrja e procesit e regjistrimit të popullsisë rikonfirmon edhe një herë “paaftësinë e thellë”, e cila, sipas tij, tashmë është bërë “sinonim i çdo veprimi nëpër të gjithë sektorët e shtetit”, ndërsa ka ngritur alarmin se regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit.

Ai ka listuar tri prej “justifikimeve politike” që e kanë çuar Qeverinë e Kosovës drejt shtyrjes së regjistrimit të popullsisë, derisa njëkohësisht ka bërë thirrje që ekzekutivi të ndalojë, siç ka thënë ai, shkatërrimin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK).

“E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje. E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësja qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë”, ka shkruar ai.

E justifikimi i tretë për shtyrjen e një procesi “jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve qeverisëse”, sipas kreut të PDK-së, ka të bëjë edhe me rrëmujën që e ka kapluar ASK-në, për shkak të, siç ka thënë, ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e dhënë arsyetimin e vendimit për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, gjatë një seance të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se një sërë vonesash në proces e kanë bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore