Lajme

Shtatë persona të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Prishtinë


Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur  mbrëmjen e së premtes së 10 dhjetorit në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ku si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë gjithsej 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e regjionit të Ferizajt në një njoftim kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta.

Sipas policisë në aksident janë përfshi dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona, prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Rastin po e hetojnë njësitë përkatëse policore të komunikacionit rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore