Shqipëria

Shqipëria turistike në botimin e “Petit Futé” për vitin 2023


Këtë vit, guida prestigjioze franceze “Petit Futé” i ka dedikuar një botim Shqipërisë turistike.

“2023-shi na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në ‘Petit Futé’, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze”.

Kështu ka shkruar kryeministri Edi Rama në një postim në Instagram.

Sipas tij, ky botim për Shqipërinë turistike është një udhërrëfyes ideal për të njohur vendin.

“Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone”, ka vijuar postimi i kryeministrit.

Po ashtu ai ka treguar se në vitin që kaloi, 2022, u mikpritën në vend 72 për qind më shumë vizitorë francezë krahasuar me vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore