Kosova

Shpërthen një granatë dore në Prishtinë – dëmtohen tri vetura


Policia e Kosovës.

Të mërkurën në Prishtinë, ka shpërthyer një granate dore, ndërsa janë dëmtuar tri vetura.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është  dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth”, tha Borovci.

Ilustrim: Granatë e dorës.

Ndërsa, ka shtuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ndërkohë që  nuk raportohet për të lënduar. Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”.

Ai bërë të ditur se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore