Lajme

Shpërthejnё kanalizimet nё Mykonos


Fotografi e marrë nga agjencia greke e lajmeve, Protothema

Në mes të sezonit turistik, një katastrofё ёshtё regjistruar nё ishullin Mykonos tё Greqisё. Si pasojë e ndërtimeve të shumta, sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i kanalizimeve janë shkatërruar në plazhin Platys Gialos.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë protesta dhe pakënaqësi në mesin e pronarëve të hoteleve dhe turistëve, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për problemin me të cilin janë përballur papritur.

“Katastrofa në fjalë ka krijuar një klimë tensioni dhe ankth për efektet pasuese në ekonomi”, shkruajnë mediat greke. Për shkak të përmasës së dëmtimeve, turistët u detyruan të evakuohen dhe aktualisht janë transferuar në hotelet pranë.

“Ndërmarrja komunale e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve po punon intensivisht, në mënyrë që problemi të zgjidhet sa mё shpejt”, thonë autoritetet lokale.

Plazhi Platys Gialos, ku vazhdojnë punimet për sanimin e dëmeve nga shpërthimi i tubave të ujit dhe kanalizimit

Shërbimet kompetente janë vendosur gjithashtu në gadishmëri dhe të notuarit nё plazhin Platys Gialos ёshtё ndaluar deri nё lajmёrim tё dytё.

Plazhi Platys Gialos, ku vazhdojnë punimet për sanimin e dëmeve nga shpërthimi i tubave të ujit dhe kanalizimit

Biznesmenët e hotelierisë, hotelierët ndërkohë kanё raportuar të shqetёsuar, për madhësinë e përgjithshme të dëmit që mund tё shkaktohet.

Një valë protestash dhe zemërimi ka pasuar ngjarjen, duke i bёrё zё problemit tё furnizimit me ujё dhe ndёrtimeve tё shumta qё shkaktuan katastrofën.

Plazhi Platys Gialos, ku vazhdojnë punimet për sanimin e dëmeve nga shpërthimi i tubave të ujit dhe kanalizimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore