Lajme

Shoqërohet në polici një person, dyshohet për blerje votash


Ilustrim

Një person është shoqëruar në polici në komunën e Junikut dhe pastaj është liruar pasi është intervistuar nga hetuesit policor.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po një person është shoqëruar në polici dhe pastaj është liruar pasi është intervistuar nga hetuesit policor. Ai është liruar me leje të prokurorit pasi është konstatuar që s’ka të bëjë me ndonjë vepër penale”, tha Gashi.

Ndryshe, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale është 26.95 përqind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”, ka thënë Radoniqi.

Sipas tij, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65 përqind e votuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore