Përballje

Shkëputje apo ngjitje? Derbi “Madonnina” më i rëndësishëm i dekadës


Kur fillon derbi, të paktën në Milano, gjithçka tjetër ndalon.

Ka afër një dekadë që kur ndeshja Milan – Inter nuk vjen si betejë direkte për titullin, por ajo ditë erdhi sot, pas shumë kohësh.

Në rolin e vendasit, në stadiumin që sot emërohet si “San Siro”, Milan e vendit të dytë pret kryesuesit zikaltër të Inter.

Një pikë diferencë, dhe dilema e madhe është te rezultati, do ngjitet Inter plus katër, do ngjitet Milan plus dy, apo pozitat do mbesin të njëjtat më një barazim?

Të dy skuadrat vijnë me mungesa, te Milan mungon Bennacer dhe Mandzukic, kurse te Inter mungon Sensi dhe në dyshim është Vidal.

Shumë luftë në fushë dhe asgjë nuk vlen më shumë se fitorja e kësaj ndeshje.

Kush do që del triumfues në pasditën e sotme, është edhe favorit për titullin.

Formacionet e mundshem sipas Sky:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Martinez, Lukaku

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore