Lajme

‘SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse Kina e sulmon’


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse Kina do të sulmonte, në një largim të dukshëm nga pozicioni i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tha më vonë disa mediave amerikane se komentet e tij nuk nënkuptonin një ndryshim në politikë.

Qëndrimi i SHBA-ve, se si do të silleshin nëse Kina do të sulmonte Tajvanin, ka qenë në atë që njihet si “paqartësi strategjike”.

Biden u zotua se do të mbrojë Tajvanin. Ai shtoi se nuk kishte nevojë të “shqetësohej nëse ata do të jenë më të fuqishëm”, sepse “Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë se ne jemi ushtria më e fuqishme në historinë e botës”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë më vonë tha se “SHBA nuk po njoftonte asnjë ndryshim në politikën tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në gusht, Biden mbajti të njëjtin qëndrim ndaj Tajvanit në një intervistë për “ABC News”.

SHBA nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armët si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, sipas të cilit SHBA duhet t’i sigurojë ishullit mjetet për t’u mbrojtur.

Ajo ka lidhje formale me Kinën, dhe gjithashtu diplomatikisht pranon qëndrimin e Kinës se ka vetëm një qeveri kineze.

Zyra presidenciale e Tajvanit ka thënë se as nuk do t’i dorëzohet presionit dhe as nuk do të “përparojë me shpejtësi” kur të marrë mbështetje.

“Tajvani do të tregojë një vendosmëri të fortë për të mbrojtur veten”, tha zëdhënësi presidencial Xavier Cheng, i cili gjithashtu vazhdoi të pranojë shfaqjen e vazhdueshme të administratës Biden të mbështetjes “të fortë” për Tajvanin.

Konflikti Tajvan-Pekin

Pekini pretendon se Tajvani është një provincë e Kinës, të cilën duhet ta rimarrë me forcë nëse është e nevojshme.

Qeveria e Tajvanit thotë se tashmë është një komb i pavarur.

Tajvani nuk është qeverisur kurrë nga partia komuniste kineze, por përpjekjet në rritje nga Pekini për të shtyrë popullsinë dhe qeverinë e arkipelagut në bashkim ka nxitur rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për Tajvanin, përfshirë SHBA-të, Japoninë dhe aleatët e tjerë.

Deklarata e PLA tha se SHBA dhe Tajvani “kishin provokuar dhe dërguar në mënyrë të përsëritur sinjale të gabuara serioze, shkelur rëndë sovranitetin e Kinës dhe minuan rëndë paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit, i cili është bërë burimi më i madh i rreziqeve të sigurisë në të gjithë ngushticën e Tajvanit”.

“Ky ushtrim është një përgjigje solemne ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe provokimeve nga forcat e pavarësisë së Tajvanit”, shkruhej në të.

Avionë kinezë në Tajvan

28 avionë kinezë u futën në territorin ajror tajvanez më 24 qershor 2021. Hapësira ajrore nuk u dhunua, por u mor si një mesazh direkt nga ana e Qeverisë kineze.

Në këtë fotografi pa datë, të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, një bombardues kinez PA-J16 fluturon në një zonë të pazbuluar.

“Duhet të përgatitemi për një konflikt të mundshëm ushtarak, pasi Kina po përpiqet të na frikësojë, me anë të fuqisë së saj ushtarake”, deklaroi Tajvani në një qëndrim zyrtar, të pasqyruar nga ministri i Jashtëm i shtetit ishullor, Joseph Wu, në një intervistë ekskluzive për median amerikane “CNN”.

Një zëdhënës për shtyp i qeverisë kineze, Zhu Fenglian, bëri me dije nga ana tjetër se, “Republika Popullore, duhet ta ndalojë pavarësinë e Tajvanit, për të ruajtur stabilitetin në rajon”.

“Autoritarizmi nuk e përballon dot të vërtetën. Nëse vazhdojnë të më ndjekin përjetë, nuk më shqetëson”, u përgjigj nga ana tjetër Wu.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore