Lajme

Serbi: 67 persona të vdekur dhe 3 mijë e 822 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Serbi, 67 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 3 mijë e 822 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 16 mijë e 294 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 6 mijë e 571 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 276 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme pasi çdo ditë humbin jetën nga 55 deri në 60 persona.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 10 mijë e 722 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 204 mijë e 902 raste të infektimit.

Shkalla e vdekshmërisë është 0.89 për qind.

Ndërsa MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 6 nëntor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 542 mijë e 905 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore